Një e moshuar serbe e cila jeton në Prizren e ka pranuar Islamin.
Këtë e ka bërë të ditur kryeimami i Bashkësisë Islame në Prizren, Orhan Bislimaj, duke thënë se Verica, islamin e ka pranuar para dy vitesh dhe sot me sabah më vizitoi dhe më erdhi shumë mirë.
Shkrini i plotë:
Mashallah, Verica (serbe) e pranoi Islamin!
Para dy vitesh, më saktë më 19 shkurt 2020, tezja Vericë e pati deklaruar Islamin në zyret e KBI-Prizren.
Nuk e pata bërë publike, qëllimisht. Por, sot më 28 shkurt 2023, me sabah më vizitoi dhe më erdhi shumë mirë. Edhe herave të tjera më ka vizituar!
E lindur në Klisuricë, e rritur në Beograd, kurse e martuar në Prizren në vitin 1975 me Abdullahin, VERICA (Stanislav-Vukarna) MATJANI, tashmë është myslimane e devotshme.
Qe dy vite, pesë kohët e namazit i falë në xhami e që është diçka tepër e veçantë për gjininë femërore.
Sot më tha e kam lexuar Kur’anin pesë herë (boshnjakisht) dhe tha se krejt dovat i di perfekt.
E tregoi edhe një moment kur kishte shkuar për vizitë në Beograd, por ishte kthyer më herët, nuk kishte mundur të qëndrojë pa ezan. Sot, po tregon me lot në sy, kur jam kthyer në Prizren dhe e kam dëgjuar ezanin lotët më kanë rrjedhur me shumicë. Në fund tha ‘Elhamdulilah’.
Ky është Islami…!
Zot, pranoje shehadetin e saj dhe shpërbleje me xhennet firdews!
Orhan Bislimaj
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.