Ministrja Gërvalla priti në takim zëvendësministrin grek Fragogiannis, diskutohet thellimi i raporteve midis dy vendeve, dhe përkrahja e rrugës euroatlantike të Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, sot priti në takim zyrtar një delegacion grek të kryesuar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme për Diplomaci Ekonomike i Republikës së Greqisë, Kostas Fragogiannis.
Takimi filloi me falënderimin e Gërvallës për mikpritjen në Forumin Ekonomik në Delphi, të zhvilluar javën e kaluar, i cili u vlerësua nga ana e saj si shumë i përzemërt dhe i dobishëm për rajonin në përgjithësi, dhe në veçanti për Republikën e Kosovës.





