Bashkësia Islame e Kosovës, ka treguar se Behar dhe Sehar Mehmeti, binjakët 57 vjeçar nga Dragashi, këtë vit kanë vendosur që ta kryejnë haxhin me bashkëshortet e tyre, binjaket Qesere dhe Haxhere Mehmetin.
Sipas BIK-ut, ishte ideja e Beharit për ta bërë së bashku udhëtimin e tyre jetësor, por ishte koincidencë, që në momentin që deshi ta telefononte vëllanë e tij, Seharin, që jeton jashtë vendit, telefoni i Beharit cingëroi me thirrjen e Seharit për t’ia shprehur dëshirën e tij për të shkuar së bashku në haxh, transmeton Klankosova.tv.
“Është hera e parë e tyre që gjenden në këto vende të shenjta, e në bisedën me ta, ata tregojnë se nuk kanë pasur ndonjë vështirësi për sigurimin e mjeteve për ta realizuar këtë udhëtim, ngase kjo ishte një ëndërr e kahmotshme e tyre”, ka treguar BIK-u.





