Bill Gates themeluesi i kompanisë Microsoft ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID.
Lajmin e ka publikuar ai me një postim në rrjete sociale, ku Gates ka theksuar se ‘ndihet për mrekulli’ duke falënderuar të gjithë shkencëtarët, pjesëmarrësit në hulumtime, ekipin dhe punonjësit shëndetësorë.
Bill Gates merr vaksinën kundër Covid-19

“Një nga përparësitë e të qenit 65-vjeç është që i përmbush kushtet për vaksinën kundër COVID-19. Kam marrë dozën time të parë këtë javë dhe ndihem mirë. Faleminderit të gjithë shkencëtarëve, pjesëmarrësve në prova, rregullatorëve dhe punonjësve të vijës së parë të kujdesit shëndetësor që na çuan në këtë pikë”, ka shkruar Gates krahas fotografisë ku shihet duke u vaksinuar.
Në foton që ka ndarë në rrjete sociale, ai shihet i maskuar dhe me mëngë të përveshur.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kandiqi fton studentët serbë të dalin në mbështetje të furrës së shqiptarit në Krushevc

“Treni ka ikur”: A ka ende rrugë për Kosovën drejt BE-së?

Ukraina godet terminalin kryesor të naftës në Shën Petersburg

