LAJME

BIK: Muaji i Ramazanit fillon më 13 prill

BIK: Muaji i Ramazanit fillon më 13 prill
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Prill 2021, 12:56

Bashkësia Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët myslimanë se muaji i Ramazanit fillon të martën më 13 prill.

“Agjërimi i Ramazanit fillon më 13 prill 2021. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët myslimanë dhe të gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar Ramazan fillon ditën e martë më 13 prill 2021”.

Me këtë rast kryesia e BIK-ut i ka uruar besimtarët duke i ftuar për solidaritet me nevojtarët.

“Me rastin e fillimit të Muajit të Madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë e trojet tona, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët”.

“Me fat Muaji i Madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar!”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika