LAJME

Bien skelet, zënë një grua dhe një fëmijë në Gjilan (foto)

Bien skelet, zënë një grua dhe një fëmijë në Gjilan (foto)
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Tetor 2021, 12:46

Një grua dhe një fëmijë kanë mbetur të lënduar pasi janë zënë nga skelet e një lokali i cili ishte duke u rregulluar në qendër të Gjilanit.Merret vesh se gruaja është dërguar për trajtim në spitalin e Gjilanit për shkak të lëndimeve që ka marrë.

Ajo ishte duke kaluar afër lokalit i cili është përball Komunës së Gjilanit, e në të cilin kishte punime, raporton express.
Atëherë edhe skelet kishin rënë mbi të.Qytetarët që kanë qenë afër i kanë dal në ndihmë asaj dhe fëmijës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika