LAJME

Bien prapë çmimet e naftës dhe benzinës

Bien prapë çmimet e naftës dhe benzinës
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Korrik 2022, 10:05

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për ditën e shtunë.

Për ditën e dytë radhazi, çmimet e naftës dhe benzinës kanë zbritur.

Çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.71 euro për litër, një cent më lirë dje. I benzinës 1.56 euro për litër, dy centë më pak se dje. Çmimi i gazit ka mbetur i njëjtë sikur të premten, 0.78 euro për litër.

Çmimet e lartcekura vlejnë sot prej orës 10:00 dhe janë valide për 24 orë. /koha.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika