LAJME

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes së armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes së armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Prill 2026, 07:40

Armëpushimi mes SHBA-së e Izraelit dhe Iranit është pritur me padurim nga tregtarët e naftës.

Rruga jetësore e transportit detar, Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës rrjedh një e pesta e gazit natyror të lëngshëm dhe naftës bruto në botë, është rihapur, dhe kalimin e sigurt nëpër të e ka konfirmuar edhe Irani të mërkurën. 

Menjëherë pas arritjes së armëpushimit dyjavor, çmimet e naftës kanë ndjeshëm, me më shumë se 13.5% në 94 dollarë për fuçi për naftën bruto Brent, që është edhe pika referuese.

Prodhimi është ngadalësuar në shtetet kryesore prodhuese të naftës në Lindjen e Mesme, dhe kjo nuk mund të rifillojë shpejt, kështu që do të ketë ende probleme me furnizimin.

Përpara se SHBA-ja dhe Izraeli të fillonin sulmet, nafta ishte rreth 72 dollarë për fuçi. Çmimi mesatar vitin e kaluar ishte 69 dollarë./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika