VENDI

Bie për të dytën javë radhazi çmimi i naftës në botë

Bie për të dytën javë radhazi çmimi i naftës në botë
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Mars 2022, 13:58

Çmimi i naftës në botë raportohet se ka rënë për herë të dytë radhazi në dy javë.

Çmimi i një fuçie në tregun e Londrës ra 4.2 për qind javën e kaluar në 107.93 dollarë, ndërsa në tregun amerikan një fuçi ra për 4.25 për qind në 104.70 dollarë. Kurse, në dy javët e fundit çmimi ra për rreth 10 për qind.

Kurse, me fillimin e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës çmimi i një fuçie ishte rritur për rreth 20 për qind.

Por, edhe pse çmimet po bien tregjet po vazhdojnë të jenë të pasigurta.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika