LAJME

Bie numri i të hospitalizuarve, në ShSKUK po trajtohen 883 pacientë

Bie numri i të hospitalizuarve, në ShSKUK po trajtohen 883 pacientë
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Shtator 2021, 13:36

Po vazhdon të bie numri i pacientëve që po kërkojnë hospitalizim në klinikat COVID-19 të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Sipas raportit të datës 14 shtator 2021, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 883 pacientë, 734 me oksigjeno-terapi dhe 55 në gjendje të rënduar shëndetësore, në trajtim intensiv.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 94 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 77 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 58 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 78 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 27 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 14 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

Spitali i Prizrenit, 123 pacientë

Spitali i Gjakovës, 71 pacientë

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika