Numri i përfituesve nga ndihma sociale ka rënë në nëntor të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.Në nëntor të vitit 2023 kishte gjithsej 20 mijë e 353 përfitues nga ndihma sociale. Ndërsa në nëtor të këtij viti numri i përfituesve të skemave sociale ka rënë në 18 mijë e 226 apo 2 mijë e 127 më pak.
Në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), thuhet se ka rënie të përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë.Në muajin nëntor 2024, krahasuar me muajin nëntor 2023, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet e Trepçës (-20,6%); skema për pensionet invalidore (-12,8%); skema e ndihmës sociale (-10,5%); skema për pensionet familjare (-4,0%); skema e kompensimeve për personat e verbër (-2,3%); skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës (-1,5%)skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,5%).






