Home LAJME Bie numri i pacientëve të hospitalizuar me koronavirus në Kosovë, 54 pacientë në Spitalin e Prizrenit

Bie numri i pacientëve të hospitalizuar me koronavirus në Kosovë, 54 pacientë në Spitalin e Prizrenit

0
Bie numri i pacientëve të hospitalizuar me koronavirus në Kosovë, 54 pacientë në Spitalin e Prizrenit

Numri i të hospitalizuarve në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës ka rënë së fundmi. Nga gati 1 mijë pacientë të hospitalizuar sa ishin, numri ka rënë nën 600.

Nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës, kanë bërë të ditur se 589 pacientë janë duke u trajtuar në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës. Prej tyre, 471 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërsa 37 janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Vetëm në klinikat COVID në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 242 pacientë, 11 prej të cilëve në gjendje të rënduar.
Njoftimi i plotë i SHSKUK’së:589 pacientë po trajtohen në ShSKUK

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme ka vazhduar të ulet numri i rasteve të spitalizuara me Sars-Cov-2.Nga raportimet e datës 29 prill 2021, numri i përgjithshëm i pacientëve që janë në trajtim është 589, ku prej tyre, 471 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 37 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 451 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 242 pacientë11 prej tyre në gjendje të rënduar 176 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë193 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 91 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 45 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 7 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 81 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 10 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 7 pacientëKlinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 347 pacientë 26 prej tyre në gjendje të rënduar 295 të konfirmuar pozitivë 258 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 54 pacientë
Spitali i Gjakovës, 60 pacientë
Spitali i Pejës, 87 pacientë
Spitali i Gjilanit, 51 pacientë
Spitali i Ferizajt, 444 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 41 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 10 pacientë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here