Një person ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e rënies nga traktori të dielën në fshatin Llozicë të Malishevës.
Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim, ka njoftuar policia në raportin 24-orësh.
Rasti ka ndodhur kur drejtuesi i traktorit nuk ka siguruar ngarkesën e vendosur në të, me ç’rast nga mjeti, bashkë me ngarkesën ka rënë edhe pasagjeri.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Foto Ilustrim: