Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë, raporton Gazeta Sinjali.
Pas shumë orësh kërkime, është arritur që të arrestohet edhe i dyshuari për tentim grabitjen e filialit mikrofinaciar ‘Finca’ në Prizren.
Sinjali mëson se i dyshuari është D.G, i cili mbrëmjen e shkuar ka rënë në prangat e Policisë. Gjatë kontrollit të veturës së tij, është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me karikator.





