LAJME

Bie në pranga te Policisë 20-vjeçari qe sulmoi nënën e tij me shkop druri

Bie në pranga te Policisë 20-vjeçari qe sulmoi nënën e tij me shkop druri
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Maj 2022, 18:20

Një rast i rëndë ka ndodhur të shtunën, në fshatin Baicë të Drenasit, pak para mesnatës, ky i dyshuar kishte sulmuar me shkop nënën e tij.

Pasi viktima kishte lajmëruar Policinë, i dyshuari ishte arratisur.

Megjithatë burime të Gazetës Sinjali, bëjnë me dije se i dyshuari Sh.T, i lindur në vitin 2002 tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Rasti kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje të momentit që nëna kishte me djalin e saj 20-vjeçar, që kaloi në konflikt fizik, me ç’rast i biri pamëshirshëm e ka sulmuar në kokë me shkop të drurit.

Për shkak të lëndimeve trupore që ka pësuar, viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas për të marrë trajtim mjekësor, derisa djali i saj ishte arratisur.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika