Zëdhënës i Doganës së Kosovës Adriatik Stavileci në një intervistë ka thënë se gjatë periudhës janar-shkurt të vitit 2021 ka rënie të importit nga Serbia mbi 40 milionë euro.
Stavileci tutje ka sqaruar se krahasuar me vitet e kaluara kur importi nga Serbia ka arritur shumën në muaj nga 35 milionë deri në 37 milionë, këtë vit për dy muaj janë importuar 32 milionë euro që i bie dy herë e gjysmë më pak.
“Në aspektin e importit nga Serbia ne kemi pritur që të kemi një rritje të produkteve serbe, nëse në vitet para të reciprocitetit vitet e kaluara një muaj nga Serbia ka qenë 35 milionë deri në 37 milionë import të mallrave, ndërsa për momentin që flasim deri në periudhën janar-shkurt kemi rreth 32 milionë, një mesatare e importit të Serbisë është 16 milionë dhe mund të themi që është dy herë e gjysmë më pak se sa që është mesatarja e kohëve të kaluara”.





