LAJME

Bie fluksi në pikat kufitare, nuk ka pritje të gjata në kufi

Bie fluksi në pikat kufitare, nuk ka pritje të gjata në kufi
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Gusht 2021, 06:25

Ka rënë fluksi i veturave në orët e mbrëmjes në pikat kufitare.Në azhurnimin e fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me fluksin në kufi, rezulton se pritja më e gjatë është dhjetë minuta.
Në pjesën më të madhe të pikave kufitare, pritja është 3 deri në 5 minuta, ndërsa nuk ka kolonë.
Pritja më e gjatë është në pikëkalimin kufitar tek Dheu i Bardhë, ku pritja në hyrje është 10 minuta, ndërsa në dalje (10-15 minuta).Tek kjo pikë kufitare kolona është 50 metra, ndërsa kolona më e gjatë aktualisht është në Mutivodë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika