Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u është adresuar pjesëtarëve të ushtrisë dhe familjarëve të tyre në bazën ushtarake Langley-Eustis në Hampton të Virxhinias.
Ndërsa ushtrinë amerikane e quajti shtyllë kurrizore për vendin, Bideni ka përmendur edhe Kosovën si vendin ku djali i tij pati shërbyer.
“Megjithëse djali ynë Beau ishte Prokuror i Përgjithshëm i shtetit të Delaëare, kishte kaluar nëntë muaj në Kosovë duke u përpjekur – si ndihmës avokat i SHBA-së – të vendoste sistemin e tyre të drejtësisë penale. Dhe mund të them se unë do të mburrem me të pak – ai është i vetmi i huaj që i është ngritur një përkujtimore lufte në Kosovë, pikërisht poshtë Kampit Bondsteel. Ai ishte shumë krenar”, ka thënë Biden.





