- Reklama -

Biden: Vaksina kundër COVID-19 nuk do të jetë e detyrueshme

Presidenti i zgjedhur Joe Biden nuk do të detyrojë amerikanët të marrin vaksinën e koronavirusit, kur ajo të jetë e disponueshme në Shtetet e Bashkuara. Duke folur nga Wilmington në Delauer, Biden tha se nuk mendonte që një hap i tillë do të ishte i nevojshëm.

“Do të bëjë gjithçka kam në dorë si president për të inkurajuar njerëzit të bëjnë gjënë e duhur, dhe kur ta bëjnë të provoj se ja vlejti”, deklaroi Biden.

- Reklama -

Sipas qendrës kërkimore Pew, vetëm 60 përqind e amerikanëve janë aktualisht të përgatitur për ta marrë vaksinën e koronavirusit. Pfizer dhe BioNtech dhe gjithashtu Moderna kanë aplikuar për aprovimin e vaksinave të prodhuara prej tyre, e siç pohoi më herët zëvendëspresidenti Mike Pense, drita jeshile mund të vijë pas një jave e gjysmë.

Deklarata e Biden erdhi pasi Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kërkoi për herë të parë përdorim universal të maskave në ambiente të mbyllura, përveçse kur amerikanët janë në banesat e tyre.

Sipas autoriteteve shëndetësore, Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në një fazë të transmetimit të lartë të virusit. Të premten, u regjistruan 2500 vdekje dhe gati 225 mijë raste të reja. Biden, i cili pritet të marrë detyrën në 20 janar, tha gjithashtu se ceremonia e betimit të tij do të jetë e thjeshtë, pa turma të mëdha për shkak të shqetësimeve për koronavirusin.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Biden publikon foton e fundit nga Shtëpia e Bardhë

Joe Biden ka publikuar foton e fundit nga Shtëpia...

‘Coca-Cola’ tërheq një sasi të pijeve nga tregu në 6 shtete evropiane

Coca-Cola ka tërhequr pijet e saj në disa vende...

Përfiton pa të drejtë 10.000 euro nga “sociali”: 15 muaj burg me kusht për kosovarin në Zvicër

Një 58-vjeçar me shtetësi kosovare është dënuar me 15...

CIA nxjerr raportin që thotë se COVID-19 mund të ketë dalë nga laboratori

Shërbimi sekret amerikan, të shtunën e ka nxjerrur një...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort