Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi më 16 mars se do t’i japë 1 miliard dollarë Ukrainës përmes paketës së re të armëve me rreze të gjatë veprime dhe dronëve, duke thënë se kjo është një mbështetje e “paprecedent” për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.
Biden tha se pozicioni i tij mbetet i pandryshuar ndaj kërkesës së vazhdueshme të Kievit që Perëndimi të krijojë një zonë të ndalim-fluturimit, që NATO-ja vazhdimisht e ka refuzuar nga frika se kjo do të mund ta përshkallëzonte situatën dhe ta fusë aleancën në luftë me Rusinë.
Në pakon e ndihmës përfshihen 200 milionë dollarë që u ndan gjatë fundjavës dhe 800 milionë dollarë fonde të reja nga një paketë e ndihmës që është miratuar nga Kongresi javën e kaluar.
“Këto janë transferime të drejtpërdrejta të pajisjeve nga Departamenti ynë i Mbrojtjes tek ushtria ukrainase për t’i ndihmuar ata derisa luftojnë kundër këtij pushtimi”, tha Biden.





