Presidenti amerikan Joe Biden do të pret në një takim liderët e Suedisë dhe Finlandës në Shtëpinë e Bardhë – për të diskutuar për aplikimin e tyre për pranim në NATO.
Kështu të paktën ka njoftuar zyra për informim e Shtëpisë së Bardhë, që theksoi se ky takim prit të ndodhë nesër.
- Reklama -
Biden, kryeministrja suedeze Magdalena Andersson dhe presidenti finlandez Sauli Niinist, gjithashtu do të diskutojnë për “sigurinë evropiane”.
Është theksuar se do të punojnë në forcimin e partneritetit, ku do të diskutohet edhe për përkrahjen e dhënë për Ukrainën.
- Reklama -