- Reklama -

Biden: SHBA-të do të punojnë me Finlandën dhe Suedinë në rast të ndonjë agresioni

Shtetet e Bashkuara do të punojnë së bashku me Finlandën dhe Suedinë në rast të “kërcënimeve me agresion” ndërkohë tani po shqyrtohet anëtarësimi i dyja vendeve në NATO, tha Joe Biden.

Presidenti amerikan tha se “mbështet fuqishëm” anëtarësimin e vendeve nordike në NATO-s dhe tha se me pranimin e tyre do të “përfitonte” e gjithë aleanca ushtarake.

- Reklama -

“Finlanda dhe Suedia janë partnerë të qëndrueshëm prej kohësh të Shteteve të Bashkuara. Duke u bashkuar me NATO-n, ata do të forcojnë më tej bashkëpunimin tonë të mbrojtjes dhe në këtë formë do të përfitojnë të gjithë”, pohoi ai.

SHBA do të vazhdojë “aktivitetin dhe praninë e saj të fuqishme” në rajonin e Detit Baltik, shtoi Biden, raporton theguardian.

“Ndërsa kërkesat e tyre për anëtarësim në NATO janë duke u shqyrtuar, Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Finlandën dhe Suedinë për të qëndruar vigjilente ndaj çdo kërcënimi të sigurisë sonë të përbashkët dhe për të penguar dhe përballur ndonjë agresion”, pohoi i pari i shtetit amerikan.

Ndryshe, Biden do të mirëpresë nesër (e enjte) homologun finlandez, Sauli Niiniston, dhe kryeministren e Suedisë, Magdalena Andersson, në Shtëpinë e Bardhë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort