RAJONI DHE BOTA

Biden reagon për vaksinën e dytë anti-COVID, tregon se sa jemi larg fundit të pandemisë

Biden reagon për vaksinën e dytë anti-COVID, tregon se sa jemi larg fundit të pandemisë
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Nëntor 2020, 16:21

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden e ka mirëpritur vaksinën e dytë efektive kundër koronavirusit, por i ka ftuar amerikanët që të vazhdojnë të mbajnë maska dhe ta mbajnë distancën fizike nga njëri-tjetri për ta parandaluar përhapjen e COVID-19.

Biden ka shkruar se me gjithë krijimin e dy vaksinave efektive, jemi muaj larg nga fundi i pandemisë.

“Lajmi i sotëm për një vaksinë të dytë është arsyeja tjetër për t’u ndjerë me shpresë. Ajo që ishte e vërtetë me vaksinën e parë mbetet e vërtetë me të dytën. Jemi akoma muaj larg. Deri në atë kohë, amerikanët duhet të vazhdojnë të praktikojnë distancimin shoqëror dhe maskën për të vënë nën kontroll virusin”, ka shkruar Biden.

Ai i ka përgëzuar ata që mundësuan prodhimin e kësaj vaksine, ndërsa u shpreh mirënjohës edhe ndaj punonjësve të personelit shëndetësor.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika