- Reklama -

Biden propozon paketë masive të ndihmës ekonomike

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, zbuloi një paketë të madhe stimuluese, e cila, siç tha, i duhet SHBA-së për t’iu përgjigjur krizës së shkaktuar nga koronavirusi.Biden, i cili do të inaugurohet më 20 janar, e përshkroi situatën aktuale si një “krizë të vuajtjeve të thella njerëzore” dhe tha se nuk ka kohë për të humbur në adresimin e problemeve.“Nuk është e vështirë të shohësh se jemi në mes të një krize ekonomike, që ndodh një herë në disa breza, së bashku me një krizë të shëndetit publik, që ndodh një herë në disa breza”, tha Biden.

Paketa e ndihmës përfshin 415 miliardë dollarë për të forcuar përgjigjen ndaj virusit dhe shpërndarjen e vaksinave, rreth 1 trilion dollarë ndihmë të drejtpërdrejtë për familjet dhe afërsisht 440 miliardë dollarë për bizneset e vogla dhe komunitetet që janë goditur veçanërisht nga pandemia.Shanset që ky plan të fitojë mbështetjen në Kongres, janë të paqarta.
Shumë republikanë kanë kundërshtuar përdorimin e parave të huazuara për të paguar stimulin.

- Reklama -

Por, kontrolli i porsafituar i demokratëve si në Dhomën e Përfaqësuesve, ashtu edhe në Senat, ka të ngjarë t’i ndihmojë shanset e planit për t’u miratuar.Biden pranoi se propozimi i tij “nuk vjen me çmim të lirë, por tha se nëse bëhen më shumë shpenzime tani, do të zvogëlohej dëmi afatgjatë ekonomik, i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi ka vrarë mbi 385,000 njerëz në SHBA./Top Channel/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi, kush fshihet pas tyre?

Studentët në Serbi u distancuan nga organizatat ekstremiste, që...

Belgjikë: Arrestohen 13 shqiptarë

Policia gjyqësore e Lièges në Belgjikë dhe shërbime të...

Rama ndan shifrat: Viti 2024 solli 11,7 milionë vizitorë të huaj në Shqipëri

11,7 milionë vizitorë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit...

Maqedonci e Jashari priten në DASH, flasin për zbarkime të FSK-së me trupat amerikane në misione ndërkombëtare

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, bashkë me...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort