Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ka mirëpritur lajmet e testeve të vaksinës Pfizer / BioNTech, por u ka kërkuar amerikanëve të kujtojnë se “fundi i betejës kundër COVID-19 është akoma me muaj larg”.
Biden mirëpret lajmet për vaksinën e Pfizer, por kërkon kujdes

Ai tha se mësoi për rezultatin e testeve mbrëmë dhe u dërgoi urimet e tij “grave dhe burrave të shkëlqyeshëm që ndihmuan këtë përparim”.
Por ai shtoi se mund të kalonin shumë muaj para se të ketë vaksinim në masë në SHBA dhe iu bëri thirrje amerikanëve që të vazhdojnë të mbajnë maska si një “armë e fuqishme kundër virusit”, në distancë shoqërore dhe të vazhdojnë me gjurmimin e kontaktit dhe larjen e duarve, raporton BBC.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

OKB-ja i kërkon Izraelit të mos pengojë hetuesit: Mbi 8 mijë persona dyshohet se janë nën rrënoja

Uashingtoni me politikë të re për Ballkanin: Nuk do të ofrojmë më mjete të pakufizuara për qëllime të papërcaktuara

SHBA konfirmon për herë të parë vendosjen e një arme në hapësirë

