Në kuadër të realizimit të projekteve konkrete nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në terren po zhvillohen edhe takime me fermerët e Komunës së Prizrenit për t’i dëgjuar kërkesat e tyre.
Me këtë rast dhe kryetari i kësaj drejtorie, Bexhat Bytyçi, zhvilloi takime me fermerë të sektorit të vreshtarisë, blegtorisë, bletarisë dhe të pemëve, ku, u demonstruan edhe punët e realizuara.









