Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka zgjedhur sot, Besnik Krasniqin kryetar të Degës në Prizren. Në Kuvendin e IX zgjedhor, në raundin e dytë nga 182 vota të delegatëve, Krasniqi mori 96 sosh.
Për të parin e AAK-së në Prizren, në garë ishin: Arton Muçaj, Besnik Krasniqi dhe Bajram Kastrati.
Në raundin e parë nga 219 vota të delegatëve, Arton Muçaj, mori 64 vota, Bajram Kastrati, 73 vota, ndërsa Besnik Krasniqi, 81 vota.





