Besnik Krasniqi ka njoftuar se nuk do të kandidojë për një mandat të ri në krye të Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, duke shënuar përfundimin e angazhimit të tij në këtë pozitë pas mandatit të nisur në maj të vitit 2022.
Përmes një mesazhi drejtuar miqve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve, Krasniqi rikujtoi se ishte zgjedhur kryetar i degës më 22 maj 2022, pas një procesi që e cilësoi si jashtëzakonisht demokratik, ku në garë kishin qenë tre kandidatë.
Ai theksoi se gjatë mandatit të tij ka punuar me përkushtim për të kontribuar në zhvillimin e Prizrenit dhe Kosovës, duke e konsideruar drejtimin e degës si nder dhe përgjegjësi.





