LAJME

Besnik Boletini në krye të bordit të RTK-së

Besnik Boletini në krye të bordit të RTK-së
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Dhjetor 2021, 15:22

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës mbajti të enjten mbledhjen e parë konstitutive, në të cilën kanë marrë pjesë dhjetë anëtarë.

Në këtë mbledhje përmes votimit të fshehtë, bordi ka zgjedhur kryetarin dhe nënkryetaren. Me shtatë vota për, kryetar i bordit është zgjedhur Besnik Boletini. Gjithashtu, me shtatë vota për, Arta Berisha është zgjedhur nënkryetare.

Në këtë mbledhje bordi ka diskutuar lidhur me gjendjen aktuale të RTK-së.

Me propozimin e kryetarit, bordi ka adresuar një kërkesë te menaxhmeti i RTK-së për të marrë të dhëna të detajuara mbi gjendjen e RTK-së në aspekte të veçanta në një afat të caktuar.

“Të dhënat sipas kontratës, për secilin punëtor sipas njësive; Kontratat për shërbime dhe ato mbi vepër për të gjithë punëtorët. Kohën kur ato kanë filluar dhe kur përfundojnë; Kontratat që RTK i ka aktualisht me produksionet e jashtme dhe mënyrën e pagesës; Listën e borxheve që i ka RTK-ja ndaj secilit subjekt; Raportin financiar të marketingut, ku përfshihen të gjitha kontratat e marketingut që aktualisht i ka RTK-ja”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika