Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi është kthyer mbrapa në pikë-kalimin kufitar me Serbinë, në Merdarë.
Besnik Bislimit nuk i lejohet hyrja në Serbi

Numri dy i Qeverisë ishte nisur drejt kryeqytetit serb, Beograd për të marrë pjesë në një konferencë dy ditore, ku temë diskutimi ishin edhe raportet mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë.
KALLXO.com merr vesh se zv.kryeministri Bislimi do të ketë edhe një deklarim për media ndërsa, sipas burimeve, ai nuk është njoftuar ende me arsyet e ndalimin për të hyrë në territorin serb.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Vendet nga rajoni i Prizrenit ku nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Traseja kalon nëpër malësinë e Tetovës dhe lidhet me tunel drejt Prizrenit

Trusti me rekord historik, 312 milionë euro fitim nga investimet në gjashtë muaj

