Zëvendëskryeministri i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilník.
Në takim Bislimi i ka bërë thirrje që Sllovakia të bëhet pjesë e grupit të BE-së që e njeh Kosovën.
Ndërkaq, Kostilník në takim ka thënë se Sllovakia është e gatshme t’i ofrojë mbështetje Kosovës në fushën e integrimit europian dhe asaj të ekonomisë. Ai po ashtu theksoi njëkohësisht se ata janë duke i kushtuar vëmendje të veçantë edhe procesit të dialogut të Kosovës me Serbinë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.






