LAJME

Besnik Bislimaj, zgjidhet anëtar i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Besnik Bislimaj, zgjidhet anëtar i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Janar 2025, 17:19

Me 31 vota për, gjyqtari Besnik Bislimaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit është zgjedhur anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK),raporton TV Prizreni.

Procesi i votimit është zhvilluar në Gjykatën e Apelit, ku me të drejtë vote ishin pesëdhjetë e shtatë (57) gjyqtar, ndërsa morën pjesë pesëdhjetë e gjashtë (56) gjyqtar.

Pas procesit të votimit, Komisioni i themeluar nga KGJK konstatoi se nga ky votim gjyqtari Besnik Bislimaj ka marrë 31 vota, ndërsa gjyqtari Vaton Derguti 23 vota. Dy (2) vota ishin të pavlefshme, thuhet në njoftim nga Këshilli Gjygjësor i Kosovës. .www.tvprizreni.info

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika