Edicioni i 32-të i festivalit “Zambaku i Prizrenit”, i cili u mbyll të shtunën mbrëma.
Në këtë edicion u paraqitën 16 këngë, të cilat garuan për çmimet tradicionale të festivalit.
Kënga “Më nuk je”, interpretuar nga Besmir Shishko ka pushuar sërish zemrat e prizrensave, ku dhe është shpallur kënga më e mirë e edicionit të 32-të të festivalit të këngës së lehtë qytetare “Zambaku i Prizrenit”, me muzikë dhe orkestrim nga Artan Elshani, teksti Besmir Shishko.
Kujtojmë se eicionin e kaluar ai doli fitues i cmimit të publikut me këngën “Më i bukri vend”.
Besmiri është shumë aktiv artistikisht, për të mos thënë këngëtarë i angazhuar rregullisht në koncerte dhe klube të natës në të gjitha trojet shqipfolëse. Vjen nga qyteti i Prizrenit, rrjedh nga një familje e talentuar dhe dashamirëse e artit në spektër të gjerë. Përqafimin e parë me muzikën e nisi si anëtarë i korit të SHKA Agimi, dhe nga viti 1993 ishte vokalist i rok grupeve Hard dhe Melania nga Prizreni.
Përgjatë 27 viteve të jetës aktive artistike ka realizuar dy albume, si dhe ka qenë pjesë e shumë grupeve muzikore dhe studio projekteve në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe jashtë vendit.