Drejtuesi i Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, Besim Kodra, i ka bërë apel Qeverisë që sa më parë të sjellë vaksina të aprovuara në Kosovë, shkruan GazetaBlic.Ai shton, se sa është e rëndësishme shpejtësia e arritjes së vaksinës në Kosovë, po aq e rëndësishme është edhe siguria e vaksinësPostimi i plotë:
Aq sa është e rëndësishme shpejtësia e arritjes së vaksinës në Kosovë, po aq e rëndësishme është edhe siguria e vaksinës.
Qeverinë duhet ta mbajmë përgjegjëse pse nuk po arrinë të siguroj vaksina të aprovuara nga organizatat kompetente, jo pse nuk po i merr të Kinës!Unë nuk jam ku me ditë çfarë nacionalisti që me thanë se vaksinat e Kinës nuk duhet me ardhë në Kosovë sepse janë të Kinës. Por ato nuk janë të aprovuara nga organizatat kompetente, që do të thotë, nuk kanë hyrë nëpër filtra që garantojnë siguri.
Besim Kodra: Qeveria sa më shpejtë të sjellë vaksina të aprovuara

Ndoshta po të marrim vaksina të Kinës ka qytetarë që nga nevoja do të vaksinoheshin me to, por Qeveria nuk duhet të servoj vaksina që potencialisht e rrezikojnë sigurinë e qytetarëve.Qeveria sa më shpejtë të sjellë vaksina të aprovuara. PIKË!
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

