Besim Kodra nga Shoqata e Pacientëve të Kosovë ka publikuar statistikat e pacientëve të vdekur në Kosovë gjatë muajit korrik, gusht dhe shtator për vitin 2019 dhe 2020.
Sipas statistikave të tij, numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në vitin e kaluar, 2020, 1,306 persona kanë vdekur vetëm gjatë muajit gusht 2020, përderisa muajin gusht të vitit 2019 kanë vdekur 779 pacientë.
Kodra ka potencuar se vetëm një pjesë të tyre kanë vdekur nga COVID-19, ndërsa pjesa tjetër “nuk dihet”.Postimi i plotë:Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës:Në muajin korrik të 2019 kanë vdekur 761 persona;
Në muajin korrik të 2020 kanë vdekur 1126 persona;Në muajin gusht të 2019 kanë vdekur 779 persona;Në muajin gusht të 2020 kanë vdekur 1306 persona;Në muajin shtator të 2019 kanë vdekur 770 persona;Në muajin shtator të 2020 kanë vdekur 1216 persona.Pra, siç shihet kemi një rritje gati dyfish të të vdekurve. Ajo që është më interesant, vetëm një pjesë e tyre kanë vdekur si të konfirmuar nga COVID 19, ndërsa pjesa tjeter “nuk dihet” pse!