Deputeti i LDK-së, njëherësh ish-Ministër i Bujqësisë në Qeverinë Hoti,Besian Mustafa, ka kërkuar nga KryeministrKurti dorëheqjen e zëvendësministrit të Infrastruktuës, Hysen Durmishi.
Mustafa thotë se në kohën sa ishte ai ministër dhe ndodhi aksioni në MBPZHR, kërkohej vazhdimisht dorëheqja e tij.
“Sot, një zëvendësministër e pranoi që ka planfikuar të vjedhë përmes kontratës monopolistike por e morri vesh krejt Kosova dhe e pezulloi kontratën. Mandej, përngut, kishe po i shpërndaj popullit karramela. Lej foret, burrë!Kryeministër, sot kërkoja dorëheqjen ose shkarkoje dhe nesër kërko nga prokuroria të fillojnë hetimet” shkruan Mustafa në facebook.





