- Reklama -

Bërnabiq: Pres një takim konstruktiv në Bruksel

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka biseduar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, situatën në rajon, dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë.

Ana Brnabiq ka deklaruar se ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon është një nga prioritetet kryesore dhe se Serbia mbetet e përkushtuar për të investuar përpjekje shtesë për të zhvilluar marrëdhëniet rajonale në të gjitha fushat dhe në çdo kohë, shkruan rts.

- Reklama -

Ky medium po ashtu shkruan se Serbia gjithashtu ofron mbështetje të fortë për bashkëpunimin rajonal përmes iniciativës “Ballkani i Hapur”, i cili sipas saj është dëshmuar të jetë një kornizë efektive për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme për qytetarët tanë.

Duke folur për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, kryeministrja e Serbisë theksoi se është e bindur që takimi me rastin e raundit të ri të dialogut më 18 gusht në Bruksel do të jetë konstruktiv, veçanërisht duke pasur parasysh situatën aktuale dhe politikat që ajo i quajti të njëanshme.

“Christopher Hill vlerësoi se vazhdimi i bisedimeve është mënyra e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe theksoi se SHBA-ja e mbështetë fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”.

“Bashkëbiseduesit theksuan se ka potencial të madh për bashkëpunim në fushën e energjisë, para së gjithash për projektet e burimeve të ripërtëritshme të energjisë”.

Rrjedhimisht, raportohet se kryeministrja serbe vlerësoi se siguria energjetike është temë me rëndësi të jashtëzakonshme për Serbinë dhe se është e nevojshme të bëhet një hap i ri drejt tranzicionit energjetik dhe ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike në komunikatë. /klankosova.tv/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort