Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Serbia do të këmbëngulë që të formohet Asociacionin i komunave me shumicë serbe. Sipas, Bërnabiqit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e dobëson pozitën “e Prishtinës sa herë që e refuzon themelimin”.
Bërnabiq ka folur në një intervistë për “TV Pink” të dielën. Ajo ka thënë se Asociacioni është dakorduar me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.
“Aleksandar Vuçiqi e fitoi Asociacionin me të gjitha kompetencat me marrëveshjen e Brukselit dhe tash mund ta shihni se sa e zgjuar është kjo politikë në planin afatgjatë”, ka thënë Bërnabiq.
Kryeministrja serbe ka thënë se edhe “promotorët e pavarësisë së Kosovës, po deklarojnë se fillimisht duhet themelohet Asociacioni, e më pas gjërat tjera”.
“Asociacioni është ajo për të cilën do të kapemi dhe këmbëngulja në formimin e tij forcon pozitën tonë dhe dobëson pozitën e Prishtinës sa herë që Kurti thotë ‘jo’”, tha Bërnabiq.
Bërnabiq ka përgëzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se “të gjithë i luten Zotit që ai të udhëheqë vendin”.
“Vuçiq tha se e di cila është detyra e tij dhe se gjithmonë do të jetë i gatshëm të heqë dorë nga funksionet e tij nëse është çështja e Kosovës e M. Këtë nuk do ta bënte asnjë politikan opozitar. Për ta e vetmja gjë që e rëndësishme është pushteti”, ka thënë Bërnabiq./koha.net/