Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se çmimi me të cilin janë duke u shitur nafta është 1.24 euro kurse benzina 1.31.
Ai ka thënë se në javën e ardhshme pritet të ketë rënie të çmimeve, sikur që ka ndodhur në tregjet ndërkombëtare.
“Është duke reflektuar edhe tek ne në 24 orë. Por kur shkruan një gazetë e huaj se ka rënë… çmimi nuk lirohet nëpërmjet shtypit”, është shprehur Berjani në emisionin Portofol në Klan Kosova FM.





