Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama dhe tha se ky i fundit është promotor i arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës.
Berisha: Rama, promotor i arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës

“Për sa i përket arrestimit të Hashim Thaçit dua t’ju them sot të vërtetën. Në procesin e arrestimit të Thaçit qëndron një trinom, Kremlin-Beograd-Tiranë. Ky e mori, e futi Hashim Thaçin në spiralet e ndryshimet të kufijve në Ballkan. Ky i sugjeroi Hashim Thaçit të shtrëngonte duart me Putinin. Edi Rama pra, futi udhëheqjen politike të Kosovës në një spirale, e cila ndikoni në procesin e arrestimit të tyre. Unë do diskutoj më vonë, për të gjithë të vërtetat e raportit Dick Marty. Faktikisht çdo gjë është me dokumente, por ky që do të bëhet tani patriot, absolutisht me Baton Haxhiun, janë dy promotorët e arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës”, u shpreh Berisha.
Ndër të tjera, ish-kryeministri u shpreh se Ramën e frikëson protesta e 7 Korrikut.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

