Shkruan: Zafir Berisha
18.04.1999
Ra për të mos vdekur kurrë bashkëpuntori dhe bashkëluftëtari i UÇK-së, heroi Ismajl Kryeziu.
E njoha në fund të viteve 80 të shekullit të kaluar, vite këto tëpër të rënda nëpër të cilat po kalonte populli shqiptar nën thundrën e okupatorit serbo-sllav dhe argatëve të tyre!
Ismajl Kryeziu u idendifiku si një nga djemtë më trima dhe i pamposhtur në kauzën për lirin e Kosovës dhe ishte pjesë e organizimeve ilegale të asaj kohe të cilat organizonin demostrata kundër regjimit, duke u kamufluar me mjeshtëri permes disa organizatave gjysëm legale si KLMDNJ dhe Partia Parlamentare që filluan të funksiononin në fillim të vitit 1990.
I bindur sikurse edhe shumë nga ne, që Serbia nuk largohet nga Kosova pa grykën e pushkës, Ismajli u bë pjesë e grupeve që pregaditeshin për luftë të armatosur si Fronti i Rezistencës dhe Këshilli për vetëmbrojtje të cilat organizime do të trasonin edhe formimin e celulave të para të UÇK-së në Prizren, ku Ismajl Kryeziu do të luante një rolë të rëndësishëm.
Në vitin 1997 Ismajl Kryeziu përkrah Heroit Xhevat Berisha dhe shokëve të tjerë, ishte në ballë të organizimit të UÇK-së në Prizren dhe flakët e luftës që përhapeshin kudo nëpër Kosovë, shtroj nevojën e përshpetimit të organizimit luftarakë i cili nuk mbeti pa ra në sy të armikut!
Gjatë luftës 1998/99 Ismajl Kryeziu si anëtar i SH.L të UÇK-së në Jeshkovë të Vërrinit më vonë Br.125, ishte nē ballë të shumë betejave dhe aksioneve të UÇK-së dhe kreu me shumë përgjegjësi detyra me rëndësi në shërbim të liris së Kosovës deri më 18.04.1999, ku ra për të mos vdekur kurrë në lagjen e tij të dashur Arbana të Prizrenit!
Lavdi e përjetëshme Ismajl Kryeziut dhe të gjithë atyre që u flijuan për Kosovë.