- Reklama -

Berisha: Policët serbë që kanë dhënë dorëheqje me urdhër të Vuçiqit s’kanë vend në Policinë e Kosovës

Kandidatët për deputetë nga koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal, në emisionin “Debat Përnime”, më 17.01.2025, kanë shpalosur disa nga prioritetet në fushën e sigurisë.

Pjesë e këtij diskutimi ishte edhe çështja e policëve serbë, të cilët në vitin 2022 kishin dorëzuar uniformat e Policisë së Kosovës.

- Reklama -

Kandidati për deputet, Zafir Berisha, lidhur më këtë tha se ata policë që kanë dhënë dorëheqje me “urdhër të Aleksandër Vuçiqit” nuk kanë më vend në Policinë e Kosovës.

Për inkuadrimin e tyre në Polici, sipas Berishës, të dorëhequrit duhet t’iu nënshtrohen procedurave.

“Konsideroj se kjo është një kapitull i mbyllur. Këta që e kanë lëshuar Policinë me urdhër të Vuçiqit, mendoj se nuk kanë vend në Policinë e Kosovës… Ata duhet t’i nënshtrohen një procedure të rregullt të inkuadrimit dhe natyrisht duhet të përshtaten me realitetin që është krijuar.” – ka thënë Berisha.

Tutje, ai foli edhe për çështjen e Vetting-ut në Policinë e Kosovës.

“Drejtoria Përgjithshme dhe mekanizmat udhëheqës brenda Policisë, në momentin e avancimit në pozicione të ndryshme do ta kenë edhe certifikatën e pastërtisë, që nënkupton duhet me i kalu disa filtra, që për fatin e keq deri tash nuk janë bërë.” – tha Berisha./Kallxo.com/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia kërkon ndihmë për ta identifikuar e arrestuar këtë person

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për...

Reduktohen linjat e transmetimit, qytetarët do të paguajnë 70 milionë euro më shumë transport energjetik

Nga gjashtë linja transmetimi, u reduktuan në dy. Në këtë...

Arrestohet një person i kërkuar në Prizren, dënohet me tre vite burgim

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 17.01.2025, rreth...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort