Sot, për Besim Berishën ishte dita e fundit si kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren.
Berisha këtë rrugëtim e filloi që nga viti 2016, të cilit ky post ju besua për dy mandate radhazi.
Pikërisht sot në ditën e fundit të këtij rrugëtimi ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook falenderoi të gjithë bashkëpunëtorët që e shoqëruan gjatë këtyre viteve.
Kontributin e tij disa vjeçar ndaj qytetarëve të Prizrenit, Berisha zgjodhi ta përfundoj duke falenderuar dhe secilin punonjës nga stafi i KBI-së.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq, kam nderin dhe kënaqësinë tju njoftojë se sot e kisha ditën e fundit në krye të institucionit më të çmuar dhe më të vjetër në vend.
Falenderime për Myftiun Naim ef. Tërnava i cili në 2016 ma besoj këtë detyrë, ku për dy mandate patëm mbështetje të fuqishme nga Kryesia në krye me Myftiun e Republikës së Kosovës.
Faleminderit për përkrahje në periudha të hershme për Profin tim të parë të Kur’anit, hoxhën Reshat ef. Mexhiti. Gjithashtu mirënjohje edhe për mulla Ali ef. Vezaj dhe të gjithë bashkëpunëtorët tjerë në administratë.
Falenderim nga zemra për kokën e KBI-Prizren, njeriun që më bëri me pa ndryshe jetën dhe botën, atij të cilit i kemi hy ne hak shpesh herë, mikun tim të shtrenjtë, Kryeimamin
Orhan Bislimaj.
Një falenderim të veçantë për kolegët Imam, muezzin dhe punëtorët tjerë të KBI-Prizren.
Faleminderit shumë juve besimtarë të Prizrenit për mbështetjen madhore, të pakrahasueshme ndër vite për mua dhe institucionit tonë të vetëm Bashkësisë Islame të Kosovës.
Krejt në fund, i kërkoj falje dhe hallallëk prindërve, bashkëshortes dhe fëmijëve që për këto vite më duruan, kuptuan dhe mbështetën vazhdimishtë.