LAJME

Berisha për videon e Radojçiq: Mund të bëjë selfie nëpër kodra, por këtu ka shtet

Berisha për videon e Radojçiq: Mund të bëjë selfie nëpër kodra, por këtu ka shtet
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Korrik 2022, 07:40

Anëtari i Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar paraqitjen e të kërkuarit nga policia e Kosovës, Milan Radojçiq në një kodër në Leposaviq ku ai sfidon shtetin e Republikës së Kosovës.

Berisha thotë se ky ishte një provokim dhe se institucionet duhet t’u drejtohen edhe mekanizmave ndërkombëtar.

“Mund të bëjë selfie nëpër kodra, por këtu ka shtet”, tha ai.

“Ky është vetëm provokim i radhës i çiftit të Dacicit, Vucicit e Vulinit. Nuk mendoj se duhet të humbim shumë kohë me të. Ai e ka vendin në burg. Çerdhja e tij është në Serbi. Institucionet, e sidomos kryeministri duhet ta adresojnë këtë në organizata ndërkombëtare”, shtoi Berisha në emisionin Pressing në T7 .

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika