Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, deklaroi me vendosmëri se shërbimi i detyrueshëm ushtarak, i premtuar nga kryeministri Albin Kurti në kohë fushate, nuk do të realizohet.
Sipas Berishës, ky premtim i bashkohet “rrenave” të mëhershme të Kurtit.
“Kjo çështje veç i bashkohet atyre premtimeve që do të vetë-demantohet më vonë. Pra, nuk do të bëhet. Ne aspirojmë të anëtarësohemi në NATO. Ndërsa, shërbimi ushtarak i obliguar është vetëm një premtim elektoral i Kurtit dhe i bashkohet rrenave të mëparshme”, tha deputeti i AAK-së.





