Më 28 shkurt bëhen dhjetë vjet që kur është themeluar Nisma Socialdemokrate.
Në përvjetorin e dhjetë kryetari i NISMA Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, ka kujtuar ish-kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ku me këtë rast ka thënë se mungesa e tij ka penguar zhvillimin e Nisma-s.
Berisha gjithashtu ka thënë se mungesa e frymës socialdemokrate në Kuvendin e Kosovës nuk do të zgjasë edhe shumë.
Shkrimi i plotë i Berishës:
10 vite angazhim dhe përpjekje për t’i dhën kuptim jetës politike dhe pluralizmit në Kosovë.
Mungesa e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokrate z. Jakup Krasniqi vërtet e ka penguar zhvillimin e Nisma-s, mirpo ne ndihemi të nderuar sepse mbrapa tij dhe krytarit z.Fatmir Lima flasin punët dhe veprat e mëdha në çlirimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, për dalim nga disa të tjerë!
Mungesa e frymës socialdemokrate në Kuvendin e Kosovës nuk do të zgjasë edhe shumë, sepse gjithnjë e më shumë po binden qytetarët, gabimi që është bërë para tri viteve është duke e dëmtuar rënd shtetin e Kosovës i cili u bë me shumë mund dhe sakrifica.