LAJME

Berisha kundër dekretimit të ministres së krijuar nga AI: Do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese

Berisha kundër dekretimit të ministres së krijuar nga AI: Do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Shtator 2025, 16:01

Partia Demokratike do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dekretin e Presidentit Bajram Begaj për emërimin e ministres së Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Diella, si dhe vendimin e sotëm të Kuvendit për ndryshimin e rregullores, i miratuar vetëm nga shumica.

Nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi Presidentin për shkelje të rëndë të Kushtetutës, duke e cilësuar dekretin e tij si “të paprecedentë”, raporton euronews.al

“Duhet ta çojmë urgjentisht këtë dekret në Gjykatën Kushtetuese. Kemi të bëjmë me njerëz të papërgjegjshëm për detyrën, të gatshëm të firmosin gjithçka. Nuk ndodh. Nuk besoj se ndonjë diktator tjetër të ketë pasur këtë fuqi asgjësuese për kreun e shtetit”, u shpreh Berisha.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika