Home LAJME Berat Rukiqi: E paralajmëruam qeverinë se çka do të ndodhë nëse në Kosovë ka mbyllje e në rajon masa të relaksuara

Berat Rukiqi: E paralajmëruam qeverinë se çka do të ndodhë nëse në Kosovë ka mbyllje e në rajon masa të relaksuara

0
Berat Rukiqi: E paralajmëruam qeverinë se çka do të ndodhë nëse në Kosovë ka mbyllje e në rajon masa të relaksuara

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, tha se e kanë paralajmëruar Qeverinë për atë se çka mund të ndodh nëse në Kosovë ka mbyllje të pjesshme, ndërsa në rajon, sidomos në Shqipëri ka masa më të relaksuara.

Rukiqi tha se Kosova është shumë e ndërlidhur me ekonomitë e rajonit.

“Shkupi është larg vetëm 1 orë nga Prishtina, Durrësi/Tirana jo më shumë se 3 orë. Çdo vendim që merret për çfarëdo çështje, jo vetëm për COVID, duhet ta ketë parasysh këtë ndërlidhje. Kemi mësuar shume për 1 vit duke u ballafaquar me pandeminë, prandaj na duhen vendime racionale të cilat prodhojnë efekt në menaxhimin e pandemisë dhe nuk e dëmtojnë ekonominë”.

Vetëm gjatë së premtes mbi 13 mijë qytetarë nga Kosova e kanë kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri.

E paralajmeruar

Ne takim me zyrtaret nga Qeveria, i kemi paralajmeruar per ate se cka mund te ndodh nese ne Kosove ka…

Posted by Berat Rukiqi on Saturday, 10 April 2021

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here