Eurozona po përballet me nivele të larta të normës së inflacionit. Janarin e këtij viti, çmimet e konsumit u rritën me 5,1 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, e kjo përbën vlerën më të lartë të inflacionit të regjistruar ndonjëherë që prej futjes në përdorim të monedhës së përbashkët në vitin 1999.
Ekspertët e ekonomisë thonë se ky kapërcim i beftë i normës së inflacionit përbën një goditje të fortë dhe për Bankën Qendrore Europiane. Krahasuar me një muaj më parë, çmimet e konsumit të përgjithshëm janë rritur me 0,3 për qind, ndërkohë që parashikimet kishin qenë për një ulje me 0,4 përqind. Duket se një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në këtë përkeqësim të situatës, është energjia.





