Njohësi i zhvillime politike në Ballkanin Perëndimor, Alon Ben Meir, ka thënë se abstenimi i Greqisë në Këshillin e Evropës (KiE), mund të jetë hapi i parë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky shtet.
Ben Meir: Greqia bëri një hap të rëndësishëm drejt njohjes së Kosovës

“Kurti duhet të bëjë gjithçka që mundet për të bashkëpunuar në çdo nivel me Greqinë si dhe me katër shtetet e tjera anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, gjë që do të ndihmonte në lehtësimin e njohjes përfundimtare të këtij vendi”, ka shkruar ai.
Ai thotë se përkrahja e Greqisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE është sigurisht një hap i rëndësishëm përpara drejt njohjes eventuale të pavarësisë së Kosovës. “Përkrahja e Greqisë për anëtarësimin e Kosovës në Kie është sigurisht një hap i rëndësishëm përpara drejt njohjes eventuale të pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, se kur mund të ndodhë kjo, mbetet për t’u parë”, shkroi eksperti amerikan.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

